Integrimet Evropiane

Në mënyrë që të përshpejtohet integrimi i Kosovës në BE, programi fokusohet në kërkesat e Bashkimit Evropian ndaj institucioneve të Kosovës si dhe shoqërisë në përgjithësi, në fushën e sundimit të ligjit dhe qeverisjes demokratike. Programi ka për qëllim të analizojë dhe të kërkojë përmbushjen e kërkesave të BE-së që rrjedhin nga marrëdhëniet e ndryshme BE-Kosovë, të listuara veçanërisht nën Raportet e Progresit të BE-së, Dialogut të Strukturuar për Sundimin e Ligjit, Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave etj. Për më shumë, në mënyrë që shoqëria civile të angazhohet aktivisht, KIPRED prin në analizën e kërkesave të BE-së, në mënyrë specifike në fushën e kundër-korrupsionit, luftimit të krimit të organizuar dhe pavarësisë e gjyqësorit, me qëllim të ngritjes së vetëdijës së publikut, shqyrtimin dhe rritjen e presionit në përmbushjen e këtyre kërkesave.

Për më tepër, KIPRED-i, përmes programit për Integrime Evropiane, ka për qëllim që të merret në mënyrë aktive në çështjet që kërkojnë përgjigje urgjente në përshpejtimin e zhvillimit afatmesëm demokratik të Kosovës, me promovimin dhe konsolidimin e praktikave demokratike dhe vendimmarrjes demokratike të akterëve publikë kyç. Objektivat e programit janë plotësuar përmes analizës së politikave dhe analizave të shkurtra (tremujore) të politikave, të cilat janë të publikuara në barometrin për sundimin e ligjit, në dispozicion këtu.

Programi fokusohet në monitorimin e:

  • Sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit
  • Rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve ndaj publikut dhe mediave
  • Qasjen në drejtësi për grupet e cenueshme, duke përfshirë gratë dhe komunitetet

Aktivitetet e fundit