Qendra për Arsim është program në kuadër të Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED. Objektivi i “KIPRED – Qendra për Arsim” është që përmes ligjëratave në mendimin kritik, hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar, të rrisë potencialin e të rinjve për një qasje kritike ndaj problemeve shoqërore dhe t’i përgatisë ata për një karrierë më të mirë për të ardhmen. Përveç ligjëratave, “KIPRED – Qendra për Arsim” do t’i arrijë këto objektiva edhe përmes përfshirjes së punës praktike.

Me inkuadrimin në këtë Qendër, mes tjerash, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që: (i) të përfundojnë praktikën në KIPRED; (ii) të botojnë punimet e tyre në kuadër të “KIPRED – Qendra për Arsim”, dhe (iii) të pajisen me certifikatë. Të gjitha këto do të varen nga suksesi i treguar gjatë pjesëmarrjes.

Me këtë rast, KIPRED hapë konkursin për të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë Qendër e cila do të përmbajë ligjërata dhe qasje praktike në:
1. Mendim kritik (2 orë në javë)
2. Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar (2 orë në javë)

Të interesuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte për aplikim:

- Të jenë ndërmjet moshës 19 deri 24 vjeç;
- Të jenë duke ndjekur studimet Bachelor në fushën e shkencave shoqërore;
- Të kenë notë mesatare mbi 7.5 apo ekuivalente me këtë notë;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi;

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online (vegëza http://kipred.org/advCms/?id=30,287,287,287,a së bashku me dokumentet e kërkuara në kuadër të këtij formulari.)

Afati i fundit për aplikim është 15 shtator 2014. Programi fillon më tetor, ndërsa ligjërata do të mbahen çdo jave nga 2 orë dhe do të zgjasin 2 muaj.

Informata më të hollësishme për “KIPRED – Qendra për Arsim” mund të merren në web faqen www.kipred.org ose çdo ditë pune prej orës 09:00 – 17:00;
Tel: 038 227 778;
E-mail adresa: education@kipred.org

Ky program ofrohet falas për të gjithë kandidatët e pranuar.

Shpërndaje këtë artikull