Instituti KIPRED ka prezantuar gjetjet dhe rekomandimet kryesore të raportit hulumtues të titulluar: “Kompensimi i viktimave të Krimit: Reagimi ndaj rasteve të dhunës në familje dhe trafikimit me qenie njerëzore”. Kjo është analiza e parë e detajuar e programit për kompensim të viktimave në Kosovë. Raporti ofron një analizë të programit për kompensim, proceseve dhe procedurave të kompensimit, si dhe sfidave dhe vështirësive të hasura deri tani.

Në lansim janë duke marrë pjesë shumë zyrtarë dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Komisionin për Kompensim të viktimave, Zyra e BE-së, dhe Ambasadën Amerikane.

Ky publikim është pjese e projektit "Mbrojtja dhe promovimi i te drejtave te njeriut përmes shoqërisë civile aktive", dhe është duke u implementuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave #KIPRED, Grupi pre Studime Juridike dhe Politike #GLPS dhe Qendra për Art dhe Komunitet #Artpolis. Projekti mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian ne Kosove.

Shpërndaje këtë artikull