KIPRED do të zhvillojë aktivitetet të ndryshme për arritjen e objektivave të projektit që kanë të bëjnë me promovimin e transparencës financiare, përfshirjen e anëtarësisë gjatë formulimit të politikave, zgjedhjen e kandidatëve dhe liderëve në një garë të hapur dhe të drejtë, si dhe rritjen e komunikimit në mes të nivelit lokal dhe atij qendror.

Gjatë këtij viti do të punohet me rreth pesëdhjetë degë të partive më të mëdha në dhjetë qytetet kryesore të Kosovës, ku përveç organizimit të trajnimeve dhe avokimit të vazhdueshëm do të publikojmë edhe një analizë të detajuar mbi demokracinë e brendshme partiake në nivel lokal. Këtë javë kemi organizuar një trajnim me partitë politike nga komuna e Obiliqit, ndërsa javën e ardhshme do të jemi me partitë politike nga komuna e Lipjanit.

Ky projekt mbështetet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme, nga Suedia.

Shpërndaje këtë artikull