Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) kanë mbajtur tryezën e rrumbullakët: Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: Prill – Korrik 2015, në të cilën janë prezentuar dhe diskutuar të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës.

Edicioni i parë i Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës (OSSK) trajton në mënyrë analitike çështjet kyçe të sektorit të punëve të brendshme, intelegjencës dhe Forcës së Sigurisë që e kanë dominuar debatin publik dhe mbikëqyrjen parlamentare të këtyre sektorëve për periudhën prill-korrik 2015. OSSK po ashtu trajton me një punim të veçantë të analizave të politikave publike, transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK), si dhe prezanton rezultatet e hulumtimit të opinionit publik në lidhje me besueshmërinë në çështjet e sigurisë të institucioneve përkatëse qeveritare dhe krerëve të tyre, si dhe të Komisioneve Parlamentare respektive.

Observeri i Sektorit të Sigurisë së Kosovës dhe kjo tryezë janë të përkrahura nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP), financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Publikimin e plotë mund ta gjeni në këtë link: http://www.kipred.org/repository/docs/OBSERVERI_-_VOL_I_-_Shqip_-_Final_213285.pdf

Shpërndaje këtë artikull