Lajmet

Lajmet e fundit

  • Lajmet tjera

  • 19 Qershor 2015

    Politikat Krahasuese të Ballkanit – Thirrje për punime hulumtuese

    Qendra për Monitorim dhe Hulumtime CeMI ka publikuar një thirrje për Punime Hulumtuese në fushën e politikave krahasuese dhe të studimeve ndërkombëtare për numrin e parë të revistës Politikat Krahasuese të Ballkanit CBP është një revistë e re e përvjetshme e cila përbën pjesën e projektit “Studimi Krahasues i Zgjedhjeve në Ballkan: Ndikimi i Votës Personale në Marrëdheniet e Brendshme në Partitë Politike”, i implementuar në kuadër të programit promovues për Hulumtime regjionale në Mal të Zi. Fusha e saj është e përcaktuar gjerë për të përfshirë studimet krahasuese në politike, ekonomi dhe shkenca shoqerore në gjithë Ballkanin dhe në Evropën Juglindore si dhe në shtetet të cilat kanë lidhje të ngushta me regjionin, dhe përfshinë studimet krahasuese të shteteve të cilat japin vështrime të reja në zhvillimet në Ballkan. CBP synon të publikoj artikuj origjinal mbi politikat e Ballkanit me qëllim të promovimit të të kuptuarit më të mirë si dhe të debatit më të informuar mbi proceset politke në Evropën Juglindore.

  • 08 Qershor 2015

    Tryezë me temë: Subjektet politike në Kosovë Demokracia e brendshme, sistemi politik, dhe fushata zgjedhore

    Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave - KIPRED, ka mbajtur sot tryezën me temë “Subjektet politike në Kosovë: Demokracia e brendshme, sistemi politik, dhe fushata zgjedhore’. Në këtë tryezë u zhvillua diskutimi ndërmjet përfaqësuesve të pesë subjekteve politike kryesore në Kosovë, shoqërisë civile, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organizatave dhe institucioneve tjera relevante.

  • 29 Maj 2015

    Tryezë me temë: Kërkesat e BE-së për Kosovën: Lufta Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

    Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe partneri zbatues, Syri i Vizionit (SiV), organizuan një tryezë të rrumbullakët me temë: “Kërkesat e BE-së për Kosovën: Lufta Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore” për të prezentuar të gjeturat dhe diskutuar rreth kësaj çështjeje.

  • 01 Prill 2015

    Kosova drejt BE-së, sfida e migrimit të parregullt

    Me një perspektivë të pasigurt drejt BE-së duke qenë vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave, Kosova dhe qytetarët e saj vazhdojnë të përballen me izolimin që, pos situatës së brendshme socio-ekonomike, i ka kontribuuar po ashtu migrimit masiv të parregullt të kosovarëve në muajt e fundit.

  • 25 Mars 2015

    Trajnim për Partitë Politike në Pejë

    Ky cikël i ri i trajnimeve për partitë politike në komuna të ndryshme të Kosovës është vazhdimësi e projektit 'Demokracia e brendshme në partitë politike', ku këtë vit zhvillohet, analizohet dhe diskutohet moduli mbi 'Ndërtimin strategjik institucional dhe organizativ të partive politike'.

  • 30 Janar 2015

    Marrëdhëniet Ndëretnike në Ballkanin Perëndimor: Implikimet për Kosovën

    Ky punim i heton problemet e marrëdhënieve ndëretnike në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe përfshin prapavijën, përbërjen etnike, të drejtat dhe përfaqësimin politik. Në një numër vendesh grindjet kanë të bëjnë me numrin e pjesëtarëve të minoriteteve etnike, ndërkohë që në të tjerat, këto kanë të bëjnë me kërkesat për më tepër të drejta minoritare etnike, përfshirë këtu edhe autonominë territoriale.