Struktura e punimit përbëhet nga gjithsej pesë kapituj, përfshirë hyrjen dhe përfundimin. Pas kapitullit hyrës, në kapitullin e dytë punimi do të përqendrohet në një këndvështrim më të gjerë të evoluimit të bashkëpunimit rajonal në EJL pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Prishtinë, 12 dhjetor –Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) ka publikuar raportin “Kosova në Kontekst Rajonal: Marrëdhëniet Politike Bilaterale”, i cili shqyrton marrëdhëniet politike bilaterale të Kosovës me 11 shtetet e rajonit që nga shpallja e pavarësisë nga ana e saj në shkurtin e vitit 2008.
Prishtinë, 15 shtator 2014 – Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe partneri implementues Syri i Vizionit (SiV) organizuannjë tryezë të rrumbullakët për të prezentuar dhe diskutuar projektin e përbashkët "Përmbushja e kërkesave të BE-së për qeverisje të mirë, për Integrimin e mëtejshëm Evropian të Kosovës", projekt i cili është financuar nga Komisioni Evropian, Zyra Ndërlidhëse në Prishtinë.
Gjenerata e katërt tetor – dhjetor 2014
Instituti KIPRED ka hapur konkursin për studentët e gjeneratës së katërt të cilët do të ndjekin ligjëratat në Qendrën për Arsim.
Prishtinë, 22 maj 2014 – KIPRED është duke vazhduar zbatimin e projektit “Demokracia e brendshme në partitë politike”, që ka për qëllim promovimin e praktikave më të mira në qeverisjen demokratike të degëve të partive politike në Kosovës.
Institucionet e Kosovës kanë adresuar si një çështje me prioritet kërkesat e BE-së për Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave për Kosovën dhe Studimin e Fizibilitetit për Kosovën. BE-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të adresojë rreth 150 kritere në mënyrë që Kosova të avancojë në proceset e saj integruese dhe të udhëtimit të lirë në BE. Prandaj, Qeveria e Kosovës është duke u përpjekur për të siguruar prova të rezultateve në luftën e saj kundër korrupsionit, duke përfshirë edhe zhvillimin e një mekanizmi përcjellës për të dëshmuar shkallën e suksesshme të ndjekjeve penale dhe dënimeve të korrupsionit.