Partitë Politike dhe Zgjedhjet

Partitë politike janë një komponentë e rëndësishme e demokracisë. Me pjesëmarrje në zgjedhje, përmes punës së tyre në legjislaturë dhe ekzekutiv, si dhe me mobilizimin e qytetarëve rreth koncepteve të veçanta të politike, partitë u ofrojnë qytetarëve zgjedhje të rëndësishme për qeverisje, si dhe mundësi për pjesëmarrje politike për ndryshimin e së ardhmes të vendit të tyre.

KIPRED që nga themelimi i tij është angazhuar në këtë fushë duke punuar drejtpërsëdrejti me partitë politike të Kosovës me qëllim të krijimit të një mjedisi më të hapur politik në të cilin qytetarët mund të marrin pjesë. Si institut, KIPRED përveç hulumtimeve në këtë fushë, gjithashtu ofron një qasje praktike duke zhvilluar mekanizma dhe module, të cilat kontribojnë në proceset e demokratizimit të partive të cilat shërbejnë në formimin e një lidhjeje më të fuqishme mes tyre dhe publikut, si dhe ndihmon partitë politike në organizimin e tyre, vendimmarrjen dhe qeverisjen në vend.

Tri fushat në të cilat fokusohet më së shumti programi janë:

  • Demokracia e brendshme në subjektet politike
  • Zgjedhjet lokale dhe qendrore
  • Reformimi i sistemit zgjedhor

Aktivitetet e fundit