Ariana Qosaj-Mustafa

Drejtore e programit dhe Hulumtuese e lartë

Ariana Qosaj-Mustafa është drejtore e programit dhe hulumtuese e lartë  në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED. Ajo ka fituar titullin MSc në Studimet Gjinore, Zhvillimin dhe Globalizimin nga universiteti London School of Economics and Political Science-UK, si dhe studimet Bachelor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht, ajo është kandidate për doktoratë në Fakultetin Juridik "Iustinianus Primus", në Universitetin Shtetëror të Shkupit, Maqedoni.

 

Përpara se t’i bashkohet KIPRED-it, Ariana ishte këshilltare ligjore e Presidentes së Kosovës Jahjaga nga UNDP dhe këshilltare politike e Presidentes për çështje ligjore. Ariana është e specializuar në fushën e shqyrtimit të politikave dhe hulumtimit, të drejtën ndërkombëtare, dhe ka punuar gjerësisht për ndërtimin e kapaciteteve institucionale. Ajo ka mbi pesëmbëdhjetë vjet përvojë pune në hulumtim dhe në aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtave të njeriut, të grave dhe çështjet e anti-diskriminimit në Kosovë. Fusha të tjera të përvojës përfshijnë anti-trafikimin, reformën legjislative, si dhe trajnimet për barazinë gjinore, në sferën e sundimit të ligjit. Para se t'i bashkohej Zyrës së Presidentes, ka punuar në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave-KIPRED, si Drejtore e Hulumtimeve, ku udhëhoqi projektet në promovimin dhe forcimin e vlerave demokratike në Kosovë dhe në rajon. Para kësaj pozite, ajo ishte Drejtore Ekzekutive në Fondin Lokal për Zhvillim të Komunitetit, projekt i Bankës Botërore në Kosovë. Ajo është anëtare e Bordit të Qendrës për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit me seli në Prishtinë. Në janar 2013 ajo është votuar si Kryetare e Bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës, një organizatë ombrellë për mbi 80 OJQ kosovare të fokusuara në të drejtat e grave. Në vitin 2010 ajo mori pjesë në programin Fellowship në Uashington, DC, për mbështetjen e saj të vazhdueshëm kërkimor dhe avokimit në fushën e sundimit të ligjit në kuadër të misionit të KIPRED-it. Ariana ka kryer hulumtime në Universitetin Amerikan (AU), Washington College of Law (WCL)

Shpërndaje këtë artikull