Blend Zyrapi

Asistent hulumtues

Blendi është asistent hulumtues në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED. Fokusi i tij primar brenda institutit është zhvillimi i politikave publike në sektorin e sigurisë në Kosovë. Para se t’i bashkohej KIPRED-it, Blendi ka punuar në Kishën Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” në Prishtinë, nga viti 2009-2015, në punë administrative, ligjore dhe në financa. Po ashtu ka punuar në “Institutin Jeta e Re”, Prishtinë, në cilësinë e Koordinatorit të Projekteve të Organizatës nga viti 2005-2009.

Blendi ka përfunduar studimet “Bachelor” në Programin Administrim Publik në Kolegjin Dardania në Prishtinë (2011-2014). Ai tani është duke ndjekur studimet Master në Kolegjin Dardania, në Programin Administrim Publik. Përveç kësaj, ai ka përfunduar studimet Teologjike në Programin BILD (Instituti Biblik për Zhvillim të Lidershipit) me bazë në Ames, IA, SHBA.