Blerim Murtezi

Asistent hulumtues

Blerim Murtezi është i angazhuar në kërkimin dhe zhvillimin e politikave që ndërlidhen me punët e jashtme dhe sigurisë, administrimin publik, dhe partitë politike.

Blerimi ka diplomuar në fushën e Administrimit Publik dhe ka ndjekur studimet në Gjuhë dhe Letërsi Angleze pranë Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu është i certifikuar në trajnime për Çështjet Gjyqësore, Ligjet e Biznesit, dhe Licencimin e Pronës Intelektuale. Për më shumë, Blerimi është anëtar zyrtar i konferencës “HNMUN” në Boston, ShBA; Programit të DCAF për sigurinë kibernetike; Forumit për hulumtime të sigurisë në Ballkanin Perëndimor; Shkollës verore të BE-së etj.

 

Para se t’i bashkohej Institutit KIPRED në vitin 2013, Blerimi ka qenë i angazhuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Blerimi është themelues i projektit rajonal kundër diskriminimit në kuadër të Iniciativës së Rinjve për të Drejtat e Njeriut - YIHR dhe për gati dy vjet ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i kësaj organizate. Blerim Murtezi është gjithashtu anëtar i bordit udhëheqës në Parlamentin Rinor Europian – EYP KS.