Mentor Agani

Hulumtues i Lartë

Z. Mentor Agani është hulumtues i lartë në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave - KIPRED. Para se të bashkangjitej si hulumtues i lartë, z. Agani ishte Kryetar i Bordit të Drejtorëve të KIPRED-it. Ai është po ashtu edhe ligjërues në Departamentin e Sociologjisë dhe në Departamentin e Shkencave Politike, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës, si dhe në Kolegjin Universitar Dardania - Departamenti i Shkencave Politike dhe i Administratës Publike.

 

Z. Agani i ka mbaruar studimet e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Sociologjisë (2009-2012), me tezën e doktoratës: Gellneri dhe Andersoni për kombin dhe nacionalizmin. Ai e ka patur po ashtu bursën Fulbright për studimin hulumtues "Revolucioni francez dhe ai amerikan në veprën e Alexis de Tocqueville" në Universitetin e Harvardit (2006-2007). Z. Agani e ka titullin master në Çështjet Shtetërore dhe Ndërkombëtare nga Universiteti i Pitsburgut, GSPIA, dhe po ashtu titullin master në Elektronikë dhe Telekomunikacion (1996).