Njomza Sejdullahu

Asistente Hulumtuese

Njomza është asistente hulumtuese në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED. Në fokus të punës së saj janë zhvillimi i politikave publike, sundimi i ligjit dhe integrimi evropian. Para se t’i bashkohej Institutit KIPRED, fillimisht si praktikante e më pas si asistente e hulumtimeve, Njomza ishte e angazhuar vullnetarisht si aktiviste në Iniciativa për të Drejtat e Njeriut (YiHR-KS).

 

Njomza është duke vijuar studimet në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës. Ajo  ka ndjekur qendrën për arsim të Institutit KIPRED për Mendim Kritik, Hulumtim dhe Shkathtësi në të Shkruar, shkollën për të drejtat e njeriut dhe multikulturalizmin “Ndërto ura dhe jo mure”, projekt në kuadër të Universitetit të Prishtinës dhe i mbështetur nga Komiteti Norvegjez i Helsinkit, një varg trajnimesh të organizuara nga Komiteti Zvicran i Helsinkit si dhe punëtori të tjera në fusha të ndryshme. Vitin e kaluar, Njomza është certifikuar nga FES për përfundim të suksesshëm të Akademisë Politike.