Violeta Haxholli

Hulumtuese

Violeta është hulumtuese në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED. Fokusi i saj primar brenda institutit janë zhvillimi i politikave publike, sundimi i ligjit dhe integrimi evropian. Para se t’i bashkohej KIPRED-it, Violeta ka bërë praktikë në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, në projektin për Fuqizimin e Kuvendit të Kosovës i financuar nga USAID-i dhe i zbatuar nga NDI (Instituti Kombëtar Demokratik).

Violeta ka përfunduar studimet “Bachelor” në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës (2009-2012). Ajo tani është duke ndjekur studimet master në Universitetin e Prishtinës, në programin Integrimi Evropian dhe Administrata Publike. Përveç kësaj, ajo ka përfunduar disa programe akademike të ofruara nga disa OJQ lokale dhe organizata ndërkombëtare, si Programin Veror të ofruar nga Universiteti Amerikan në Kosovë, Shkolla për Integrim Evropian e organizuar nga KFOS dhe KCSF, Akademia Politike nga FES etj.

Shpërndaje këtë artikull