KIPRED-i sot, me 27 nëntor, 2025 e prezantoi punimin e politikave “Marrëdhëniet ndëretnike dhe pajtimi në Kosovë: narrativat politike dhe të mediave në perspektivë” Ky punim është pjesë e projektit “Marrëdhëniet ndëretnike dhe pajtimi në Kosovë: Narrativët e Mediave dhe të Liderëve Politikë”, që zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Ky punim shqyrton se si elitat politike, shoqëria civile, mediat dhe vetë qytetarët, së bashku, i formësojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe pajtimin në Kosovë. Ai kombinon katër shtylla empirike: intervistat dhe kodimin e përmbajtjes në Facebook të partive politike; intervistat me organizata të shoqërisë civile që merren me marrëdhëniet ndër-etnike; intervistat me gazetarë dhe redaktorë, të plotësuara me analizë narrativesh të raportimit në 16 media në gjuhën shqipe dhe serbe; si dhe një anketë përfaqësuese të opinionit publik mbi perceptimet e qytetarëve për marrëdhëniet ndëretnike, mediat dhe narrativat politike. 

Linku i punimit: https://kipred.org/wp-content/uploads/2025/11/Marredheniet-Nder-Etnike-Narrativat-Politike-dhe-Mediatike.pdf