Zhvillimet në arenën ndërkombëtare në dekadën e fundit nuk ishin të favorshme për forcimin e shtetësisë së Kosovës.
Politikat armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, rritja e ndikimeve malinje ruse dhe turke në Ballkan, lodhja e BE-së nga zgjerimi dhe mungesa e unitetit të anëtarëve të saj drejt pavarësisë së Kosovës, janë bërë sfida dhe kërcënime të mëdha dhe afatgjata për sovranitetin e Kosovës.
Me qëllim të analizimit të këtyre kërcënimeve dhe sfidave të jashtme në një kornizë gjithëpërfshirëse, Universiteti Kolumbia dhe Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) kanë bashkuar përpjekjet e tyre për të bashkuar një grup studiuesish dhe opinionbërësish të shquar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia. Qëllimi i këtij publikimi nuk është të ofrojë ndonjë rekomandim specifik të politikave për palët e interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vend të kësaj, ai ofron ide për vendimmarrësit dhe politikëbërësit kosovarë dhe perëndimorë përmes një analize gjithëpërfshirëse të kontekstit që lidhet me sfidat dhe kërcënimet ndaj shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, si dhe ndaj stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme të rajonit.