KONKURS

Publikuar më:

KONKURS

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), shpall konkurs për këtë vend të punës:

Asistent/e Hulumtues/e

Detyrat kryesore të punës:

– Asistimi në projektet hulumtuese;

– Mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare të hulumtimeve

– Ndërtim i bazave të të dhënave të portofolios së hulumtimit

Edukimi dhe shkathtësitë:

– Së paku studimet bachelor në shkenca politike apo shkenca shoqërore, si dhe fushë të ngjajshme

– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik

– Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze

– Përvojë në projekte hulumtuese

Dokumentet e aplikimit:

– CV personale

– Letër e motivimit

– Letër e rekomandimit

Instituti KIPRED është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen femrat si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 9 shtator 2015 deri në ora 24.00h, dhe ato duhet të dërgohen në e-mailin: info@kipred.org me titull: Aplikim për Asistent/e Hulumtues/e