Prishtinë, 10 nëntor 2011. Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIRPED) në partneritet me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI), sot kanë organizuar një tryezë të rrumbullakët mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Kuvendit të Kosovës. Fillimisht një punim hulumtues i prodhuar nga KIPRED u prezantua në këtë tryezë para deputetëve dhe administratës së Kuvendit, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara.