Ne, përfaqësuesit e shoqërisë civile të Kosovës, përmes kësaj letre të hapur shprehim shqetësimin tonë për Projektligjin për Amnisti. Miratimi i këtij verzioni të Ligjit, do të minonte gjithë përpjekjet për sundimin e ligjit në Kosovë.

Ligji për Amnisti rrjedhë nga Marrëveshja e Parë e dialogut Kosovë–Serbi. Në parim, amnistia është e nevojshme për të riintegruar pjesën veriore të Kosovës në kornizën tonë juridike. Megjithatë, amnistia për këtë pjesë të Kosovës nuk mund të jetë një amnisti e përgjithshme për 69 veprat penale në pjesët tjera të Kosovës. Projektligji ndër të tjera siguron amnistinë univerzale në Kosovë për shmangien nga taksat; dëmtimin dhe mbajtjen ilegale të pronave publike dhe private; aktivitetet ilegale mjekësore dhe farmaceutike si dhe kontrabandën; shkeljen e të drejtave të njeriut; nepotizmin; spiunimin dhe/apo shpronësimin e shërbimeve publike.

Nëse ky Projektligj për Amnisti miratohet, faljet që do të bëhen përmes kësaj, seriozisht do të vështirësojë gjithë punën e bërë nga Prokuroria dhe Gjyqësia e Kosovës; nga EULEX; për të luftuar krimin e organizuar, korrupcionin, krimin financiar, gjithashtu seriozisht do të rrezikoj kriterin e specifikuar nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave për sundim të ligjit; Dialogun me BE-në për Sundim të Ligjit; negociatat e ardhshme për MSA-në; dhe shkurtimisht të gjithë investimin për një Kosovë të drejtë në 14 vitet e fundit.

Ky Projektligj për Amnisti – nëse miratohet – do t’ia jepte goditjen e fundit punës së madhe të bërë të mijëra kosovarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar në Kosovë të cilët kanë punuar për një shtet që është i bazuar në sundim të ligjit. Ne fuqimisht besojmë që ky Projektligj duhet të rishqyrtohet dhe të kthehet pas për debat dhe ekspertizë demokratike dhe procedurale, ku shoqëria civile dhe dëgjimi publik mund të jenë pjesë e saj, që të sigurohet një Ligj i ri për Amnistim i cili do të shërbente edhe për ri-integrim të pjesës veriore të Kosovës, e gjithashtu edhe për sundim të ligjit të suksesshëm në gjithë shtetin.Ju lutem, Shkëlqësi, pranoni zotimin e konsideratës tonë më të lartë,

Të nënshkruarit:

1. KIPRED (Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave);
2. QHDP (Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim);
3. QPA (Qendra për Politika dhe Avokim);
4. GSJP (Grupi për Studime Juridike dhe Politike);
5. Syri i Vizionit;
6. KCD (Qendra Kosovare për Diplomaci);
7. QKSS (Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë);
8. IKS (Iniciativa Kosovare për Stabilitet);
9. Levizja FOL;
10. PCFR (Keshilli i Prishtinës për marredhënie me Jashtë);
11. Besa Shahini – Analiste e Politikave;
12. ECMI Kosova (Qendra Evropiane për çështje të Minoriteteve);
13. DokuFest;
14. INPO (Iniciativa për Progres);
15. Yll Rugova – aktivist nga shoqëria civile;
16. CRP/K (Programi për të Drejtat Civile në Kosovë);
17. VISTA;
18. INDEP (Instituti për Politika Zhvillimore);
19. KDI (Instituti Demokratik i Kosovës);
20. KCSF (Fondi Kosovar për Shoqëri Civile);
21. Instituti GAP;
22. Ec Ma Ndryshe;
23. Valdete Idrizi – aktiviste nga shoqëria civile;
24. OJQ Zana;
25. YAHR (Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut);
26. CDF (Fondi për Zhvillimin e Komunitetit);
27. QKRMT (Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës);
28. CBM (Zhvillimi i Komuniteteve në Mitrovicë);
29. Instituti Riinvest;
30. KADC (Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë);
31. AKAZh (Agjencia Kosovare për Avokim dhe Zhvillim);
32. RrGGK (Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës);
33. NOPM (Rrjeti i Lëvizjes për Paqe);
34. INTEGRA.

Shpërndaje këtë artikull