Hetimi i korrupsionit në Kosovë: (mos) Bashkëpunimi në mes të policisë dhe prokurorisë
Institucionet e Kosovës kanë adresuar si një çështje me prioritet kërkesat e BE-së për Udhërrëfyesin e
Liberalizimit të Vizave për Kosovën dhe Studimin e Fizibilitetit për Kosovën. BE-ja ka kërkuar nga Qeveria e
Kosovës të adresojë rreth 150 kritere në mënyrë që Kosova të avancojë në proceset e saj integruese dhe të
udhëtimit të lirë në BE. Prandaj, Qeveria e Kosovës është duke u përpjekur për të siguruar prova të
rezultateve në luftën e saj kundër korrupsionit, duke përfshirë edhe zhvillimin e një mekanizmi përcjellës për
të dëshmuar shkallën e suksesshme të ndjekjeve penale dhe dënimeve të korrupsionit.