Marrëdhëniet Ndëretnike në Ballkanin Perëndimor: Implikimet për Kosovën
Ky punim i heton problemet e marrëdhënieve ndëretnike në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe përfshin prapavijën, përbërjen etnike, të drejtat dhe përfaqësimin politik. Në një numër vendesh grindjet kanë të bëjnë me numrin e pjesëtarëve të minoriteteve etnike, ndërkohë që në të tjerat, këto kanë të bëjnë me kërkesat për më tepër të drejta minoritare etnike, përfshirë këtu edhe autonominë territoriale.