'Karvani Multi-Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë' vazhdoi misionin e tij për nxitjen e dialogut ndëretnik duke u takuar me liderë të respektuar fetarë në komunën e Pejës. Delegacioni ynë pati nderin të takohet me Imamin Musli ef. Arifaj, Kryetar i Bashkësisë Islame të Pejës; Nënën Haritina, Kryemurgeshë e Patriarkanës së Pejës; dhe Don Lorenc Sopin, Prift i Famullisë në Kishën Katolike të Shën Katerinës në Pejë.
Gjatë këtij takimi, ne prezantuam 'Letrat e Dëshirave dhe Pritjeve' të shkruara nga pjesëmarrësit e Karvanit tonë. Këto mesazhe të ndjera pasqyrojnë shpresat e pjesëmarrësve për një dialog të përmirësuar ndërfetar, mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkëpunim drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe paqësore.
Liderët fetarë ndanë mbështetjen e tyre për Karvanin, duke ofruar mendime mbi sfidat me të cilat përballen, përpjekjet e tyre të vazhdueshme ndërfetare dhe përvojat pozitive të bashkëpunimit mes komuniteteve fetare në Komunën e Pejës. Ata gjithashtu theksuan mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm dhe ripohuan angazhimin e tyre të përbashkët për ndërtimin e një Kosove hamornike multi-etnike.