Artan Venhari ka përvojë të pasur në çështjet e qeverisjes së mirë në sektorin publik. Gjatë katër viteve sa ka punuar në KIPRED, ai ka qenë përgjegjës për zhvillimin e kapaciteteve në procesin e ndërtimit të institucioneve shtetërore. Gjatë kësaj periudhe, z. Venhari ka udhëhequr projektin e KIPRED për themelimin e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në Kuvendin e Kosovës, projekt ky i mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe DFID.
Kontributi i Artanit në KIPRED është më se i çmuar dhe e falënderojmë për përkushtimin e tij dhe i dëshirojmë shumë suksese në karrierë.