KIPRED, në kuadër të projektit kërkimor, CONNEKT (Kontekstet e ekstremizmit të dhunshëm në shoqëritë e Lindjes së Mesme e Afrikës Veriore dhe Ballkanit), prezentoi në Mitrovicë, rezultatet e hulumtimit për Kosovë të zhvilluara në nivelet makro, meso dhe mikro të shtytësve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, të cilat hedhin një dritë interesante të kësaj problematike në vendin tonë
Ky projekt kërkimor i financuar nga programi Horizon 2020, i cili menaxhohet nga Instituti Evropian për Studime të Mesdheut me seli në Barcelonë eksploron nxitësit e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm tek të rinjtë e moshës 12 deri në 30 vjeç në Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Egjipt, Jordania, Kosova, Maroku, Maqedonia e Veriut dhe Tunizia, me partnerë nga këto vende dhe Universiteti i Lirë i Brukselit, Universiteti i Gracit, Universiteti Rovira i Virgili dhe Euromed Cities Network.