Në kuadër të projektit të financuar nga Olof Palme International Center, trajnimi do të fokusohet në 5 komuna: Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Klinë dhe Novobërdë. Katër partitë më popullore në komunat respektive do të jenë në fokus të këtij trajnimi.
Qëllimi i trajnimit është ruajtja e kohezionit përmes respektimit të statutit dhe debatit që janë imperative në konsolidimin e demokracisë brenda partive politike. Gjithashtu, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet transparencës dhe llogaridhënies në aspektin e marrjes së vendimeve nga organet kompetente në parti dhe çështja e financimit.