Studimi i KIPRED ka gjetur se partitë politike janë të vetëdijshme për nevojën për reformim dhe fuqizim të demokracisë së brendshme. Shumë parti politike kanë filluar reformat e brendshme.Megjithatë, duket se format joformale të vendimmarrjes mbesin më të preferuara. Vendimet më të rëndësishme për partinë ndodh të merren në forume e takime joformale, duke anashkaluar organet e partisë dhe duke shkelur provizionet ligjore. Këto praktika të vendimmarrjes joformale mbajnë të fuqishëm rolin e liderit të partisë që ushtron fuqi më të mëdha se sa ka të përcaktuara me dokumentet e partisë. Gjithashtu, partitë nuk kanë arritur ende të profilizohen ideologjikisht gjë që e bën të cenueshëm kohezionin brenda partive por e bën të vështirë edhe rritjen e elektoratit të partisë.
Korniza ligjore brenda të cilës funksionojnë partitë politike në Kosovë nuk ka ndjekur hapat e zhvillimit të shoqërisë dhe nevojave të saj. Kjo kornizë ligjore tani është bërë më e përshtatshme për t’u shkelur nga partitë se sa të garantojë funksionim të mirë të partive politike.
KIPRED prandaj rekomandon që të inkurajohen partitë politike që të vazhdojnë procesin e reformës së brendshme si dhe të vazhdohet me reformimin e kornizës ligjore brenda të cilës funksionojnë partisë politike. Kjo do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e praktikave demokratike në shoqëri si dhe me forcimin e besimit të elektoratit në partitë politike dhe sistemin brenda të cilit veprojnë këto.
Projekti është mbështetur nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës.
Shkarko punimin e plotë këtu.