Të premten e kaluar, më 13 shtator 2024, në kuadër të iniciativës 'Karvani Multi-Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë', si anëtarë të Karvanitu takuam në Ajvali me Imam Xheladin Fazliun, i cili e mbulon edhe komunitetin mysliman në komunën e Graçanicës.
Imam Xheladin Fazliut, ia prezantuam“Letrat e Dëshirave dhe Pritjeve”, të pjesëmarrësve të Karvanit dhe theksuam rëndësinë që kanë liderët fetarë për paqen dhe bashkëjetesën ndër- etnike. Imam Fazliu na përgëzoi për këtë iniciativë ndër-etnike, duke vënë në pah edhe marrëdhëniet tradicionalisht të mira në mes komuniteteve etnike në Komunën e Graçanicës. Ai shprehu edhe gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me Karvanin për ta çuar përpara bashkëjetesën ndër- etnike.