Vazhduam udhëtimin tonë me iniciativën "Karvani Multi-Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë" në komunën e Shtërpcë/ Štrpce. U takuam me Kryetarin Dalibor Jevtić dhe Priftin Staniša Milenković, me të cilët ndamë "Letra të Dëshirave dhe Pritjeve". Gjatë takimit, diskutuam për bashkëjetesën multi-etnike në këtë komunë dhe shqyrtuam pritshmëritë e pjesëmarrësve tanë.

Kryetari Dalibor Jevtić dhe Prifti Staniša Milenković shprehën mbështetjen e tyre për iniciativën tonë, duke theksuar rëndësinë e saj në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe krijimin e një shoqërie paqësore dhe multi-etnike në Kosovë. Ata theksuan nevojën për dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve të ndryshme për të ndërtuar respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Shpërndaje këtë artikull