Kosova nuk i ka mbajtur asnjë palë zgjedhje nën sistem të njëjtë elektoral. Edhe zgjedhjet e ardhshme do të mbahen nën një sistem të ri. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është duke u ndryshuar.
Këto ndryshime duhet t’i bëjnë zgjedhjet më të afërta, më të lehta dhe më të hapura për votuesin. Kosova ka nevojë për zgjedhje që do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të demokracisë në Kosovë. Prandaj, rekomandojmë që Kosova të ndahet në 7 zona elektorale, që qytetarët të kenë vetëm një votë, që listat të jenë të hapura dhe që pragu të jetë vetëm 1 për qind.