1 mars 2024, KIPRED-i e prezantoi në Prishtinë punimin e politikave “Ndikimi i Rusisë në dialogun Kosovë – Serbi të ndihmuar nga BE-ja”.
Analiza përmban kontekstin historik të përfshirjes së Rusisë në marrëdhëniet e tendosura midis Kosovës dhe Serbisë në sfondin e shpërbërjes së Jugosllavisë. Kjo e hulumton ndërhyrjen e Moskës në dialogun aktual të ndihmuar nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë, duke i sqaruar objektivat e veçanta të Rusisë në këtë proces. Për më tepër, studimi hulumton kryqëzimin e dialogut me interesat rajonale, të sigurisë, ushtarake dhe ekonomike të Rusisë, duke hedhur dritë mbi implikimet në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.