Sot, në Qendrën Kulturore dhe Informative e BE-së (EUICC) u mbajt një panel diskutimi rreth rolit të Avokatit të Popullit në avancimin e të drejtave të grave në Kosovë, dhe më gjerësisht lidhur me legjislaturën, ngecjet e sistemit, si dhe opcionet për tejkalimin e problemeve të shpërfaqura.
Pjesëmarrës në këtë panel ishin Drejtoresha e Programit dhe Hulumtuese e Lartë nga KIPRED znj. Ariana Qosaj - Mustafa, Avokati i Popullit z. Hilmi Jashari, si dhe znj. Donjeta Kelmendi nga KOMF.