Qendra për Monitorim dhe Hulumtime CeMI ka publikuar një thirrje për Punime Hulumtuese në fushën e politikave krahasuese dhe të studimeve ndërkombëtare për numrin e parë të revistës Politikat Krahasuese të Ballkanit CBP është një revistë e re e përvjetshme e cila përbën pjesën e projektit “Studimi Krahasues i Zgjedhjeve në Ballkan: Ndikimi i Votës Personale në Marrëdheniet e Brendshme në Partitë Politike”, i implementuar në kuadër të programit promovues për Hulumtime regjionale në Mal të Zi. Fusha e saj është e përcaktuar gjerë për të përfshirë studimet krahasuese në politike, ekonomi dhe shkenca shoqerore në gjithë Ballkanin dhe në Evropën Juglindore si dhe në shtetet të cilat kanë lidhje të ngushta me regjionin, dhe përfshinë studimet krahasuese të shteteve të cilat japin vështrime të reja në zhvillimet në Ballkan. CBP synon të publikoj artikuj origjinal mbi politikat e Ballkanit me qëllim të promovimit të të kuptuarit më të mirë si dhe të debatit më të informuar mbi proceset politke në Evropën Juglindore.

Numri i parë i CBP do të përfshijë një sekcion të veçantë mbi demokracinë e brendshme në partitë politike, duke mirëpritur artikuj hulumtues me të dyja qasjet, teorike dhe empirike, në kuadër të thirrjes së hapur për punime hulumtuese. Autorët eventual janë të nxitur që të shfrytëzojnë të dhënat e fundit të Anketës Krahasuese të Kandidatëve, për Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë. Keto të dhëna do të mundësohen në kuadër të sekcionit për Anketa në Menynë kryesore të webfaqes www.balkanelectoralstudies.org.

Artikujt hulumtues që nuk përqendrohen në demokracinë e brendshme të partive politike, si dhe artikujt rishikues, shënimet zgjedhore, dhe dokumentet politike do të pranohen gjithashtu në kuadër të sekcionit të përgjithshëm të revistës.

Të gjtha dorëshkrimet pranohen në gjuhën angleze. Afati për dorëzim të dorëshkrimeve është 20 korrik, 2015.

Më shumë informata për procesin e dorëzimit dhe udhëzimeve për autorët mund të gjenden në http://balkanelectoralstudies.org/…/editori…/call-for-papers.

 

Shpërndaje këtë artikull