Në kuadër te avokimit për punimin “Qasja në drejtësi për dhunën online: Ligji dhe shpërndarja e fotografive intime të paautorizuara në Kosovë”, KIPRED-i sot ka mbajtur prezentimin e parë me studentët e departamentit të Sociologjisë, në Universitetin e Prishtinës.
Diskutimet me pjesëmarrësit vënë në pah rëndësinë e kësaj problematike të pa hulumtuar deri më tani për shoqërinë tonë, dhe sidomos për vajzat e gratë që janë edhe viktimat kryesore të këtyre veprave penale.