Më 4 tetor 2023, KIPRED në partneritet me Think Tank-un–Strategic Analysis, në bashkëpunim me Këshillin Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut dhe nëntë partnerë nga Ballkani dhe vendet e Vishegradit, bashkëorganizuan Simpoziumin Kombëtar për Përballjen me Dezinformimin, në Prishtinë.
Objektivi kryesor i Simpoziumit Kombëtar për Përballjen me Dezinformimin është nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive midis palëve të ndryshme të përkushtuara për të trajtuar problemin në rritje të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor. Ky aktivitet dallon për aftësinë e tij, për të lidhur përpjekjet politike me përvojat në terren, duke krijuar një mjedis për dialogje produktive dhe zgjidhje pragmatike të problemeve.