KIPRED ka mbajtur trajnimin e radhës me partitë politike të Komunës së Lipjanit.
Ky cikël i trajnimeve për partitë politike i cili mbahet në komuna të ndryshme të Kosovës është pjesë e projektit 'Demokracia e brendshme në partitë politike', ku analizohet dhe diskutohet moduli mbi 'Ndërtimin strategjik institucional dhe organizativ të partive politike'.
Ky modul është një adaptim i instrumenteve dhe metodologjive të ndërtimit strategjik institucional dhe organizativ të institucioneve zhvillimore për partitë politike.
Menaxhimi strategjik i ndërtimit institucional dhe organizativ është një instrument i cili i ndihmon partitë politike që të ju shmangen dhe t'i tejkalojnë vështirësitë, si dhe është një proces ciklik që fillon me formulimin e strategjisë, implementimin dhe vlerësimin e saj.