Ky cikël i ri i trajnimeve për partitë politike në komuna të ndryshme të Kosovës është vazhdimësi e projektit 'Demokracia e brendshme në partitë politike', ku këtë vit zhvillohet, analizohet dhe diskutohet moduli mbi 'Ndërtimin strategjik institucional dhe organizativ të partive politike'.
Ky modul është një adaptim i disa instrumenteve dhe metodologjive të ndërtimit strategjik institucional dhe organizativ të institucioneve zhvillimore për partitë politike. Menaxhimi strategjik i ndërtimit institucional dhe organizativ është një instrument i cili i ndihmon partitë politike që të ju shmangen dhe t'i tejkalojnë vështirësitë, si dhe është një proces ciklik që fillon me formulimin e strategjisë, implementimin dhe vlerësimin e saj, dhe riformulimin e sërishëm të strategjisë.