Konrad Adenauer Stiftung (KAS) dhe Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) kanë mbajtur tryezën me temë: Subjektet Politike në Kosovë: Zgjedhjet Brenda-Partiake, Integrimi në Organizatat Ndërkombëtare, Politikë-bërja dhe Vendimarrja.

Në këtë tryezë u prezantuan punimet hulumtuese:

 

  1. 1. Zgjedhjet Brenda-Partiake në Kosovë, me autorë z. Bekim Baliqi dhe Adem Beha nga Universiteti i Prishtinës
  2. 2. Integrimi i partive politike të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të partive politike: Shpjegimi i vonesës, me autor z. Mentor Agani nga KIPRED-i.
  3. 3. Politikë-bërja dhe Vendimmarrja në Partitë Politike të Kosovës: Gratë,  Rinia dhe Komunitetet Etnike, me autor  z. Lulzim Peci nga KIPRED-i.

 

Në tryezë morrën pjesë përfaqësues të lartë të katër subjekteve kryesore politike në Kosovë, dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

 

 

Shpërndaje këtë artikull