Prezantimi i raportit u bë nga z. Ilir Deda, i cili ofroj një analizë të zbatimit të marrëveshjes e cila është rrjedhojë e dialogut politik të Kosovës dhe Serbisë, në nivel të Kryeministrave dhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian (BE). Gjithashtu, z. Deda vështroi edhe hapat e ndërmarrë nga institucionet e Kosovës drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tani.

Ndërsa z. Joe Preston, i ngarkuari me punë në Ambasadën Britanike në Prishtinë, vlerësoj lartë këtë raport duke e cilësuar si një kontribut për procesin nëpër të cilën po kalon Kosova.

Si shtesë në këtë raport mund të gjeni edhe mënyrën e zbatimit dhe problemet e marrëveshjeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Raporti “Zbatimi i Marrëveshjes së Dialogut Politik Kosovë-Serbi” është mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Shpërndaje këtë artikull