Nadlije Gojani
Menaxhere e Financave
nadlija2002@hotmail.com Znj. Nadlije është Menaxhere e Financave në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillimin e Politikave – KIPRED. Fokusi i saj është zbatimi i politikave kontabël në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
Para se t’i bashkohej KIPRED-it, Znj. Nadlije ka punuar në Kompaninë e Sigurimeve ,,Dukagjini”, në pozitën Shefe e kontabilitetit, në IIC ,,ASSISTANCE” si kontabiliste, dhe në American School of Kosova në pozitën Kontabiliste dhe Menaxhere në Financa. Znj. Nadlije i ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik dhe e ka titullin Ecc. e dipl. Nadlija i ka përfunduar të gjitha provimet në SHKÇAK dhe është kualifikuar me titullin teknik i kontabilitetit. Ajo ka marrë pjesë në Qendën Ndërkombëtare të Trajnimit të Maltës në programin Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Kursin për Sigurimet.