Bekim Sejdiu
Bashkëpunëtor i Lartë Hulumtues
bekimsejdiu@yahoo.com Dr. Bekim Sejdiu është një studiues dhe analist politik në fushën e drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai ka përfunduar dy programe të studimeve master, përkatësisht programin master në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Bilkent, Ankara dhe programin master në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Universitetin e Sarajevës dhe Universitetin e Bolonjës. Dr. Sejdiu ka përfunduar doktoraturën në Studime Ndërkombëtare dhe Diplomatike, në Fakultetin e Qeverisjes dhe Studimeve Evropiane – Nova Univerza, Kranj, Slloveni.
Aktualisht, ai është Profesor Asistent në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe Hulumtues i Lartë në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED). Ai gjithashtu ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës (2015 – 2014). Ai i përket gjeneratës së parë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës. Ambasadori Sejdiu ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë (2008 – 2012) dhe Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork (2012-2014). Para se të caktohej Ambasador, ai ka shërbyer si këshilltar politik në kabinetin e Ministrit të Parë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.