Nadlije Gojani

Menaxhere e Financave

Znj. Nadlije është Menaxhere e Financave në Institutin Kosovar për Kërkime dhe Zhvillimin e Politikave – KIPRED. Fokusi  i saj është  zbatimi i politikave kontabël  në pajtueshmëri  me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit.

Para se t’i bashkohej KIPRED-it, Znj. Nadlije ka punuar  në Kompaninë e Sigurimeve ,,Dukagjini”, në pozitën Shefe e kontabilitetit, në IIC ,,ASSISTANCE” si kontabiliste, dhe në American School of Kosova në pozitën Kontabiliste dhe Menaxhere në Financa. Znj. Nadlije i ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Ekonomik  dhe e ka titullin Ecc. e dipl. Nadlija i ka  përfunduar të gjitha provimet në SHKÇAK dhe është  kualifikuar me titullin teknik i kontabilitetit. Ajo ka marrë pjesë në Qendën Ndërkombëtare të Trajnimit të Maltës në programin Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Kursin për Sigurimet.

Shpërndaje këtë artikull