Sot, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, priti anëtarët e 'Karvanit Multi-Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë' në një takim lamtumirës.

Gjatë takimit, e falenderuam Ambasadorin Davenport për përkrahjen e kësaj iniciative civile, dhe e njoftuam për aktivitetet e deritashme të Karavanit. Poashtu, diskutuam për planet tona të ardhshme për forcimin e bashkëjetesës multi- etnike në Kosovë.

Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij për arritjet e projektit dhe na uroi suksese të mëtejshme në aktivitetet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme drejt paqes dhe bashkëjetesës multi- etnike.

Shpërndaje këtë artikull