Si pjesë e "Karvanit Multietnik për Paqe dhe Bashkëjetesë," udhëtimi ynë vazhdoi në komunën e Prizrenit, ku patëm nderin të takonim Kryetarin e Komunës, z. Shaqir Totaj. Kryetarit Totaj i dorëzuam “Letrat e Dëshirave dhe Pritjeve” të shkruara nga pjesëmarrësit e karvanit tonë.

Z. Totaj ndau me ne informacione mbi nismat lokale të cilat synojnë forcimin e marrëdhënieve multietnike dhe theksoi nevojën për qasje gjithëpërfshirëse për të adresuar sfidat e përbashkëta. Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar rëndësinë e dialogut ndër-etnik dhe bashkëpunimit në promovimin e paqes dhe bashkëjetesës në komunitetet tona.

Shpërndaje këtë artikull