Në kuadër të iniciativës "Karvani Multietnik për Paqe dhe Bashkëjetesë", sot patëm nderin të takohemi me Hirësinë e Tij, Peshkopin Teodosije të Rashkës-Prizrenit. Në takimin e mbajtur në manastirin e Graçanicës, Peshkopi Teodosie vlerësoi përpjekjet tona, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative për kultivimin e një shoqërie multietnike në Kosovë dhe ofroi mbështetjen e tij të plotë.
Ne patëm një bisedë konstruktive për çështjet kryesore të marrëdhënieve ndëretnike dhe dialogut ndërfetar në Kosovë. Me këtë rast, i dorëzuam ‘Letrat e Dëshirave dhe Pritjeve’ të shkruara nga pjesëmarrësit e Karvanit.