‘Karvani Multi-Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ vazhdoi udhëtimin e tij në komunën e Shtërpcës/Štrpce.

Patëm kënaqësinë të takonim Imamin Kujtim N. Polloviqi, i cili shprehu vlerësimin e tij për këtë iniciativë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen. Ai ndau gjithashtu detaje mbi përpjekjet e tyre për të promovuar paqen dhe bashkëjetesën në këtë zonë, si dhe mbi marrëdhëniet e zhvilluara me komunën e Shtërpcës dhe komunitetet e tjera fetare.

Na u bë me dije se xhamia më e vjetër në këtë zonë, e cila daton nga shekulli i XVII-të, është në rrezik shembjeje për shkak të mungesës së fondeve dhe mbështetjes për restaurimin e saj. Ky objekt historik, që përfaqëson trashëgiminë fetare shekullore, kërkon urgjentisht vëmendje për ta ruajtur nga shkatërrimi.

Shpërndaje këtë artikull