Pas më shumë se pesë vite prej shpalljes së pavarësisë dhe një viti prej përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, Kosova përballet me dy realitete të ndryshme sa i përket shtetësisë së saj dhe marrëdhënieve të jashtme: atë të entitetit të pavarur dhe tjetrin të shtetit të pavarur dhe sovran. Ajo trajtohet si një entitet i pavarur në marrëdhëniet e saj me institucionet Euro-Atlantike dhe shumicën e shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, derisa Serbia e trajton atë edhe si territor të ndarë që qeveriset nga Rezoluta 1244 e KS të OKB-së edhe si pjesë të veten. Në anën tjetër, Kosova trajtohet si shtet sovran vetëm në nivelin dypalësh nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e saj. Mirëpo ekziston një çekuilibrim ndërmjet fushës dhe intensitetit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe që pasqyrojnë dobësinë e legjitimitetit aktual ndërkombëtar të Kosovës dhe akomodimin e Perëndimit me politikën “neutral ndaj statusit”.

Shpërndaje këtë artikull