Pandëshkueshmëria në Kosovë: Pasuria e pajustifikueshme
Më shumë se pesë vite pas pavarësisë, Kosova vazhdon të jetë e renditur lartë kur bëhet fjalë për nivelin e korrupsionit, si në sferën publike ashtu edhe në atë private. Pavarësisht nga iniciativat e shumta dhe miratimi i ligjeve, zyrtarët qeveritar vazhdojnë të raportohen pothuajse në baza ditore në media në çështje të lidhura me korrupsion.