Ilir Deda
Bashkëpunëtor i Lartë Hulumtues
ilir.deda@gmail.com Ilir Deda ka mbi dy dekada e gjysmë përvojë pune në institucione publike dhe joqeveritare vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Puna e tij ka ndikuar në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e politikave si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, brenda kuadrit të Procesit të Berlinit dhe zbatimit nga BE i Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR), ku ai udhëhoqi dhe përfundoi me sukses negociatat për tre marrëveshje të lëvizshmërisë midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka një përvojë të gjerë dhe të thellë në çështjet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, zgjerimin e BE-së, qeverisjen demokratike, sigurinë, arsimin dhe ndërtimin e përgjithshëm të institucioneve dhe multietnicitetin në Kosovë.
Ilir Deda ka punuar në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC); ka qenë deputet i zgjedhur për dy mandate në Kuvendin e Kosovës; ka drejtuar Institutin KIPRED në Prishtinë; ka qenë hulumtues në Qendrën e Gjenevës për Politika të Sigurisë; analist për Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG) në Kosovë dhe ka punuar për një kohë të shkurtër për UNDP-në në selinë e saj në New York. Ai gjithashtu ka shërbyer si shef kabineti i Presidentes Jahjaga. Deda ka qenë konsulent për Këshillin e Evropës, ESI, Fondacionin ERSTE dhe organizata të tjera. Ilir Deda ka ka përfunduar studimet master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe studimet universitare në Shkenca Politike dhe është bursist i "Europe’s Futures" në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë.