KONKURS

 

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), shpall konkurs për këtë vend të punës:

Asistent/e Hulumtues/e

Detyrat kryesore të punës:

- Asistimi në projektet hulumtuese;

- Mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare të hulumtimeve

- Ndërtim i bazave të të dhënave të portofolios së hulumtimit

Edukimi dhe shkathtësitë:

- Së paku studimet bachelor në shkenca politike apo shkenca shoqërore, si dhe fushë të ngjajshme

- Shkathtësi të larta të shkrimit akademik

- Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze

- Përvojë në projekte hulumtuese

Dokumentet e aplikimit:

- CV personale

- Letër e motivimit

- Letër e rekomandimit

Instituti KIPRED është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen femrat si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 9 shtator 2015 deri në ora 24.00h, dhe ato duhet të dërgohen në e-mailin: info@kipred.org me titull: Aplikim për Asistent/e Hulumtues/e