KIPRED prezantoi sot punimin e tij më të fundit, “Mbyllja e Hendekut të Kredibilitetit: Një Plan Veprimi për vitin 2030 për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të BE-së”, të hartuar nga Ilir Deda dhe Lulzim Peci. Dokumenti argumenton se qasja domethënëse në Tregun e Përbashkët të BE-së deri në vitin 2030 përfaqëson […]
KIPRED-i sot, me 27 nëntor, 2025 e prezantoi punimin e politikave “Marrëdhëniet ndëretnike dhe pajtimi në Kosovë: narrativat politike dhe të mediave në perspektivë” Ky punim është pjesë e projektit “Marrëdhëniet ndëretnike dhe pajtimi në Kosovë: Narrativët e Mediave dhe të Liderëve Politikë”, që zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile […]
Në kuadër të iniciativës “Karvani Multi-Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, kemi kënaqësinë të ndajmë raportin nga takimet tona me udhëheqësit komunalë dhe fetarë në komunën e Prizrenit. Raporti shqip: https://kipred.org/wp-content/uploads/2025/02/Raporti-per-Prizren-Shqip.pdf
Politika e jashtme dhe siguria, në të cilën trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të Kosovës, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare në raport me të, ndikimet e jashtme malinje, çështjet e sigurisë vendore dhe rajonale, përfshirë këtu qeverisjen e këtij sektori dhe radikalizmin e dhunshëm.
Integrimet Evropiane dhe Qeverisja, në të cilin trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, çështjet gjinore, qasjen në drejtësi të grupeve të margjinalizuara, ambientin, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me financat publike dhe me arsimin e lartë
Marrëdhëniet ndër-etnike dhe ndër-religjioze, në të cilin trajtohet bashkëjetesa dhe pajtimi ndër-etnik, marrëdhëniet në mes bashkësive fetare, si dhe akomodimi dhe integrimi i komunitetit serb në Kosovë
Partitë politike dhe zgjedhjet, në të cilin trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me qeverisjen e partive politike, integrimin në organizatat ndërkombëtare të partive politike, si dhe zgjedhjet parlamentare dhe lokale.